Mustafa: Rama të kërkojë të drejtat e shqiptarëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët e luginës së Preshevës presin qe vizita e kryeministrit Edi Rama ta ndryshojë qëndrimin e autoriteteve serbeve ndaj popullsisë shqiptare atje. Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ne nje interviste për Vizion Plus shpreh bindjen se mesazhet qe do te japë Rama ne Beograd do te jene te qarta sa u takon këtyre te drejtave.?Mesazhet e Kryeministrit te Shqipërisë Edi Rama do te përçohen tek autoritetet e Beogradit posaçërisht tek homologu i tij Aleksandër Vuçiç se shqiptaret e Preshevës duhet te gëzojnë me shume te drejta sipas standardeve evropiane. Mesazhi me i mire i Kryeministrit shqiptar do te ishte qe, shqiptaret te gëzojnë po ato te drejta minimale qe gëzojnë serbet ne veriun e Kosovës.?Por Mustafa dyshon se autoritetet serbe do te përpiqen ta zbehin vizitën e shefit te qeverise shqiptare ne Beograd dhe Lugine.?Datat e vizitës se Kryeministrit shqiptar Edi Rama te caktuara nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç koncidojne me një feste shtetërore te Serbisë me date 10 dhe 11, gjë qe kryeministri serb do te përpiqet ne nje mënyrë te minimizoje ne pikëpamjen mediale prezencën e kryeministrit shqiptar ne Serbi, aq me tepër prezencën e kryeministrit shqiptar ne Lugine ditën e nesërme?.Kryeministri Rama pritet të zhvillojë vizitën e tij në Serbi më datën 10 nëntor. Vizita u shty me kërkesën e palës serbe, pas dhunës qe shpërtheu ne stadiumin e ?Partizanit? te Beogradit dhe luftës diplomatike qe shoqëroi situatën pas ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form