Hahn i kërkon sqarime kryeministrit të Hungarisë për Gruevskin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban duhet të japë sqarime mbi vendimin për azilin politik për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski. komisioneri europian për Zgjerim, Johannes Hahn tha se prêt shpjegime nga Budapesti zyrtar.Johannes Hahn: Nëse konfirmohet, unë pres një shpjegim të mirë të motiveve nga Viktor Orban. Shteti i se drejtës mbetet një parim thelbësor për vendet anëtare dhe vendet kandidate. Është e rëndësishme për besueshmërinë e Europes. Është befasuese që Hungaria mbështet anëtarësimin në BE të Maqedonisë, por pa e konsideruar atë një vend të sigurt.Ndërkohë edhe ministri i jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov tha se dhënia e azilit për Gruevskin e dënuar për korrupsion, është një minus i madh për Hungarinë. Sipas tij, ish kryeministri përballet me 4 akuza dhe arsyetimet për gjykim selektiv dhe me prapavijë politike nuk janë të vërteta pasi të gjitha proceset gjyqësore kanë qenë të monitoruara nga OSBE-ja dhe përfaqësuesit e BE-së.Një ditë më parë, Gruevski shkroi në Facebook se Hungaria, si vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, iu përgjigj pozitivisht kërkesës për azil, për shkak të ndjekjes politike në Maqedoni. Por qeveria ne Shkup reagoi duke hedhur poshtë pretendimet e ish kryeministrit dhe kërkoi ekstradimin sa më të shpejtë të tij.

Share This Video


Download

  
Report form