Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dështon takimi me banorët në Verri të Fierit i studios projektuese të ndërtimin e impiantit të përpunimit të plehrave dhe përfaqësuesve të Ministrisë Mjedisit.
Të irrituar banorët janë larguar nga takimi ku do prezantohej projekti i landfillit, ndërsa paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve, nëse ai ndërtohet në zonën e Verrisë.
Ekspertët thonë se qëllimi i takimit ishte vënia në dijeni e banorëve për se cfare do te ndertohet, kushtet dhe parametrat teknikë të landfillit.
Klodian Aliu ekspert mjedisi i studios ligjore: Zona që është përzgjedhur është përzgjedhur me disa kritere, fshati Verri është 1 km nga vendi ku do të ndërtohet impianti, distancë që përkon edhe me standardet ndërkombëtare. Janë bërë edhe modelime për shkakimet e ndotjes së ajrit që është pika më sensitive ku banorët kanë interes të dinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-banoret-e-verrise-nuk-do-votojme-nese-ndertohet-landfilli/