Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorë të fshatit Plyk, zona ku është parashikuar ndërtimi i landfillit të përpunimit të mbetjeve të zonës së Fierit, kanë protestuar, duke kërkuar anulimin e projektit. Pas bllokimit të rrugës Fier-Ballsh, banorët thonë se do përshkallëzojnë protestën nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Dhjetëra banorë të fshatit Plyk në Fier u janë rikthyer protestave kundër ndërtimit të landfillit të përpunimit të mbetjeve të zonës.
Për disa minuta ata bllokuan dhe aksin Fier-Ballsh.
Banorët e Plykut thonë se përveç helmit nga mbetjeve, janë të shqetësuar edhe për çështjen e shpronësimeve.
Bashkia u ka premtuar shpronësim, por pa u dhënë informacion konkret për vlerën që do u ofrohet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-pylkut-ne-fier-ne-proteste-kunder-landfillit-te-plehrave/