Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetëra protestues të Vajkanit, Kallmit e Verrisë kanë bllokuar për disa minuta autostradën Lushnjë?Fier ne vendin e quajtur Vajkan, në shenjë proteste. Pas kësaj, policia shoqëroi në komisariat disa persona për bllokim të paligjshëm të rrugës, gjë që solli grumbullimin e protestuesve para komisariatin. Banorët pohojnë se duan transparencë nga bashkia për impiantin e plehrave.
Banorë: Nuk i duam mbetjet.
-Ne e duam me shkrim nga kryetari që të na sqarojë veten. Ne nuk tërhiqemi.
Pakënaqësi ndaj kryetarit të bashkisë në lidhje me projektin e impiantit të përpunimit të mbetjeve kanë edhe këshilltarët e LSI, të cilët i kërkuan transparencë rreth kësaj çështje.
Nimet Musai kreu i grupit të këshilltarëve të LSI: Ne kërkojmë vendimin përkatës në interes të publikut. Kërkojmë transparencë.
Bashkia: Shprehim keqardhje që për një grusht votash më shumë i detyron Këshilltarët e LSI të ishin sot të pa ditur. Asnjë vendimmarrje për impiantin nuk do të merret pa u biseduar dhe pa marrë pëlqimin e banorëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-sukthit-ne-proteste-para-bashkise-duam-kompensim-per-permbytjet/