TIRANË- Kanë nisur sërish protestat e banorëve të zonës së ?Astirit? në Tiranë. Prej ditësh, ata tashmë protestojnë kundër vendimit për shembjen e banesave, për shkak të punimeve që do të kryhen për projekin e Unazës së Madhe.
Protestat e banorëve kanë shkaktuar trafik të madh në këtë aks. Të dyja anët e rrugës janë bllokuar deri në kryqëzimin e Selitës. Si pasojë e bllokimit të rrugës, qytetarët janë detyruar që të ecin në këmbë.
Sipas banorëve të zonës, përfaqësues të Ministrisë së Transporteve ARRSH-së dhe firmave private u kanë komunikuar se disa nga banesat e kësaj zone do të prishen në kuadër të projekteve për zhvillimin dhe u kanë dhënë vetëm 10 ditë afat për të dalë nga banesat e tyre.Sipas kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro, 163 ndërtesave që janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen, 123 janë me vërtetime pronësie dhe pastaj për të tjerat nuk kanë asnjë lloj informacioni. Qendro u shpreh se ata që kanë dokumente pronësie do të dëmshpërblehen ndërsa ata do të skualifikohen do përfshihen në listën e të pastreheve si dhe do u jepet bonusi i qerasë për 1-2 vjet.