Report Tv-Protesta te Unaza e Re, banorët e Astirit bllokojnë sërish rrugën

Report TV 2018-11-21

Views 3

TIRANË- Banorët e Astirit kanë rinisur protestën tek Unaza e Re duke bllokuar rrugën. Protesta e banorëve ka hyrë sot në ditën e 18-të dhe që prej ditës së parë ata kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre projekti prek banesat e tyre. Ata kërkojnë dëmshpërblim për banesat dhe shpronësim. Në mbështetje të banorëve kanë shkuar sërish deputetët e PD dhe aktivistë të shoqërisë civile. Banorët kanë njoftuar se protesta ditën e nesërme do të zhvendoset para parlamentit, ku në orën 10:00, ata pritet të mblidhen tek dera e Parlamentit. Protesta e mbrëmjes së sotme ka qenë e qetë me një pjesëmarrje minimale. Dy ambulanca kanë ngelur të bllokuara në trafik për rreth 5 minuta derisa iu është hapur rruga nga krahu i kundërt për të kaluar.

Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama kanë sqaruar se banorët të cilët protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, nuk i kanë shtëpitë e tyre të legalizuara apo në proces legalizimi. Sipas kryeministrit, ata që protestojnë në zonën e 'Astirit' janë zaptues të pronës publike dhe jo vetëm që kanë ndërtime pa leje në kryeqytet, por kanë edhe ndërtime të tjera pa leje në bregdet duke iu bërë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën.

Bashkia e Tiranës, nga ana tjetër ka ofruar një bonus qiraje për 3 vite rresht për të gjithë banorët të cilët kanë shtëpitë e palegalizuara.

Banorët e Astrit prej më shumë se dy javësh, të mbështetur edhe nga PD dhe LSI, po protestojnë kundër prishjes së ndërtesave të tyre për të bërë të mundur ndërtimin e Unazës së Madhe. Për projektin e "Unazës së Madhe" parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha.

Share This Video


Download

  
Report form