Fier/ Banorët e Dermenasit në protestë: Bypass-i na mbuloi tokat, por shteti nuk na kompenson

Report TV 2018-11-13

Views 1

Dy ditë më parë punonjësit dhe kompanitë që kishin kryer punimet në bypasin e Fierit ishin ngritur në protestë për mos marrjen e pagave, ndërkohë që mëngjesin e kësaj të marte dhjetra familje në Dërmenas kanë kërkuar dëmshperblimin nga qeveria shqiptare për tokën që u është zaptuar nga kalimi i Bypass-it.

Sipas banoreve prej fillimit të punimeve të kësaj rruge dhe deri me tani qeveria nuk ka kthyer asnjë përgjigje për kompensimin në vlerë monetare të tokave që janë mbuluar nga traseja e by passit.

Banorët thonë se për 5 vite kanë pritur dhe kanë kërkuar dëmshperblim për tokat bujqësore të prekura nga Bypass-i pasi me ato ata siguronin bukën e familjes, por edhe pse kanë kaluar kaq vite ata nuk po marrin asgjë.

Bypass i Fierit ka mbetur pezull prej disa vitesh, për shkak të probleme që lindën me kontraktorin Italian Serenissima, që braktisi punimet ndërkohë që kompanitë shqiptare nuk kishin marrë pagesat për punën e kryer. Ndërkohë pak ditë më parë qeveria shqiptare ka shpall edhe kompanit fituese të cilat do të vijojnë punime të cilat janë ndërprerë në mes.

Share This Video


Download

  
Report form