Report TV - Meta në Apoloni: Turizmi në Shqipëri është keqshfrytëzuar

Report TV 2017-07-04

Views 0

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në takimin e organizuar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fierit, ku u diskutua në lidhje me platformën e LSI-së për zhvillimin e turizmit.

Në krah të Ilir Metës u shfaq edhe arkeologu i njohur, ish themeluesi i PD-së dhe aleat i Berishës, Neritan Ceka.

Në fjalën e tij, kryetari i LSI-së Ilir Meta vuri në dukje potencialet e pazhvilluara të turizmit në Qarkun e Fierit por edhe në të gjithë vendin duke e cilësuar turizmin si një nga degët më kryesore që do të ndihmojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

?Turizmi është një nga shtyllat më të rëndësishme dhe ende në fillimet e veta të shfrytëzimit si potencial zhvillimi i qëndrueshëm i vendit tonë.

Madje, jo vetëm që është ende në fillim të shfrytëzimit, por kryesisht është keqshfrytëzuar.

Po të shohim të gjithë qarqet kryesore të Shqipërisë, qarku që është më mbrapa në zhvillimin e turizmit praktikisht është Qarku i Fierit, ku potenciali është i jashtëzakonshëm dhe është tërësisht i fjetur?, - tha Meta duke shtuar se krahas turizmit bregdetar dhe malor, duhet punuar më shumë për promovimin e turizmit kulturor.

Share This Video


Download

  
Report form