Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së Ramës për shifrat e bazuara në Institutin e Statistikave për 260 000 vende të reja pune, ajo ka thënë se Rama po bën propagandë në kohë përmbytjesh, këto vende pune do hapeshin vetëm nëse qeveria nuk do të paguante 350 milion euro për 30fabrika për djegien e plehrave.
Deklarata e plotë:
Të dhënat e qeverisë për punësimin dhe ekonominë janë propagandë në kohë përmbytjesh.Nuk është e vërtetë që në mandatin e parë qeveria e Edi Ramës hapi 260 mijë vende të reja pune.
Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it, që kontrollohet nga qeveria, numri i të punësuarve në 4 vjet, është rreth 30 mijë. Thënë ndryshe sa 1/10-ta e premtimit të tij elektoral, tregues i një ekonomie që nuk lëviz dhe që ka përqëndruar paranë në disa duar.