Report TV - Meta: Në Shqipëri problem është radikalizmi politik, ai fetar nuk njihet

Report TV 2017-02-22

Views 0

"I vetmi problem në Shqipëri është radikalizmi politik, radikalizmi fetar nuk njihet". Kështu u shpreh sot kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatë takimit të mbajtur në Tiranë, të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kreu i Kuvendit solli në vëmendje shembullin e bashkëjetesës fetare në vendin tonë, ndërsa shtoi se problem aktualisht mbetet radikalizmi politik, që sipas tij është ende dominant.

?Në Shqipëri nuk ka pasur asnjëherë probleme me radikalizmin fetar, por kemi ende disa probleme me radikalizmin politik. Ndaj toleranca dhe bashkëjetesa edhe në politikë është një sfidë. Ekstremet dhe radikalizmi i çfarëdolloj aspekti është mjaft i rrezikshëm", u shpreh Meta, ndërsa shtoi se "për ta fituar këtë, bashkëjetesa është sfida jonë në të gjitha drejtimet".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS