Kreu i Kuvendit Ilir Meta deklaron se politika duhet të marrë shembull nga toleranca fetare. Sipas Metës, sfidë mbetet zgjidhja e problemit të radikalizmit politik, pasi radikalizmi fetar nuk ekziston në vendin tonë.
"I vetmi problem në Shqipëri është radikalizmi politik, radikalizmi fetar nuk njihet", u shpreh Meta gjatë takimit të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të mbajtur në Tiranë.