Aleatët e Partisë Demokratike konfirmojnë vendimin e dalë nga tryeza e koalicionit opozitar për të mos u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pa largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.
Aleatja e demokratëve, Partia Agrare Ambjentaliste e Agron Dukës e cila ishte regjistruar pranë KQZ-së paralajmëroi çregjistrimin.
Për opozitën ekzistojnë të gjitha mundësitë që çojnë drejt një kompromisi të mundshëm për një qeveri teknike. Një praktikë që kreu I LZHK-së Dashamir Shehi, thotë se ndoqi edhe Maqedonia.
Ky qëndrimi i opozitës së bashkuar vjen një muaj përpara afatit të regjistrim
E premtja është edhe afati I fundit ligjor për regjistrimin e kandidatëve për komisionerë zonal. Republikanët I tërhoqën nga KQZ-ja emrat e depozituar më herët pas vendimit të djeshëm, ndërsa demokratët nuk kanë depozituar asnjë kandidat për komisionerë të KZAZ-ve. Kjo lëvizje e opozitës së bashkuar vjen vetëm një muaj përpara skadimit të afatit për regjistrimin e subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për garën elektorale të 18 qershorit.
Tv Klan