Ora News - Opozita letër KQZ: Nuk regjistrohemi për Zgjedhjet, pa qeveri teknike

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita e bashkuar, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një letër ku i bëhet me dije se nuk do të regjistrohen për betejën elektorale të 18 qershorit.
Në kërkesë, opozita argumentuar se në situatën aktuale, liria dhe ndershmëria e zgjedhjeve nuk garantohen nga kjo mazhorancë.
Basha: Republika e vjetër dhe klanet kriminale në pushtet, guxuan të vënë në pikëpyetje guxuan të vënë në pikëpyetje gatishmërinë tonë për t?iu përgjigjur thirrjes dhe vendimit tuaj popullor më 18 shkurt. Dje e morën mesazhin nga komunikimi ynë politik, sot do ta marrin me firmë dhe me vulë seriozitetin dhe vendosmërinë tonë për të qëndruar me popullin dhe për popullin.
Por teksa komisionit qendrore te zgjedhjeve i behet me dije zyrtarisht se asnjë parti opozitare nuk do të regjistrohet, Basha, nga ana tjetër tha se nuk do ketë bojkot të zgjedhjeve, duke u shprehur i bindur se do të ketë zgjedhje të lira dhe te ndershme, nëpërmjet qeverise teknike.
Basha: Kush i fryn borive të bojkotit, gabohet rëndë. Nuk do të ketë bojkot, do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, do të ketë Republikë të Re, qytetarët do të fitojnë, ju do të fitoni, Shqipëria do të fitojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/opozita-leter-kqz-nuk-regjistrohemi-per-zgjedhjet-pa-qeveri-teknike/

Share This Video


Download

  
Report form