Në natën e 18 të protestës së opozitës përballë kryeministrisë, protestuesit duken të lodhur, por vijojnë të qëndrojnë në çadër me turne. Edhe mbrëmja e djeshme ka kaluar mes muzikës, lojërave argëtuese e bisedave në çadër. Në orët e para të mëngjesit, protestuesit më të moshuar nuk kanë mundur të rezistojnë, dhe janë shtrirë në stola e karrige për të fjetur gjumë. Sikurse netët e tjera, organizatorët janë kujdesur që në çadër të mos mungonte ngrohja dhe ushqimi. Rotacioni mes demokrateve është gjetur si zgjidhje për të mbajtur në këmbë protestën, por gjatë natës numri i protestuesve në çadër vijon të mbetet i ulët.