Në natën e pestë të protestës së opozitës përballë Kryeministrisë ka nisur të ndihet edhe lodhja.
Organizatorët janë kujdesur që në çadër të mos mungojë ngrohja dhe ushqim, ndërkohë që rotacioni mes demokrateve është gjetur si zgjidhje për të mbajtur në këmbë protestën.
Mbrëmja e djeshme ka kaluar mes muzikës, lojërave argëtuese e bisedave në çadër, ndërsa protestuesit kanë ndezur qirinj e tymuese përpara godinës së Kryeministrisë.
Gjatë punimeve të sotme të parlamentit, opozita do të mungojë në sallën e seancave, por përfaqësuesit e PD thanë se do ta zhvillojnë debatin e tyre parlamentar në çadrën e vendosur në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.