Vlorë, festohet "Nata e bardhë" mes muzikës "Rock" dhe panairit

Report TV 2015-08-21

Views 1

Vlora ka gjalluar mbrëmjen e djeshme si rrallë herë. "Nata e bardhë", e organizuar në kuadër edhe të ditës ndërkombëtare të rinisë ka gjalluar sheshin "Pavarësia" në Skelë, ku qindra qytetarë e vizitorë kanë shijuar muzikën deri në orët e para të mëngjesit.

Epiqendra e mbrëmjes ishte koncerti i organizuar në bashkëpunim edhe me "British Counsil" dhe bashkinë e Vlorës, ku të ftuar ishin dy grupe britanike, të cilët përgjatë gjithë natës kanë dhuruar muzikë "Rock" apo "Rrock and roll" për qindra spektatorë.

Ata kanë shprehur vlerësim për Shqipërinë, duke e cilësuar si një vend të jashtëzakonshëm.

Në aktivitet merrte pjesë edhe deputeti i PS, Erion Veliaj, i cili tha se "mbrëmje të tilla i shërbejnë zhvillimit të turizmit dhe promovimit të vlerave të këtij qyteti".

Ndërsa drejtori i Turizimit, Ilir Metaj, tha se "kjo iniciativë do të bëhet traditë në qytetin e Vlorës".
Të rinjtë kanë dëfryer për disa orë në shesh dhe kanë shijuar pijet e ofruara aty, por nuk munguan vizitorët kuriozë e të apasionuar pas historisë, suvenireve apo librave.

Deri në orët e para të mëngjesit, "Nata e bardhë" i ka dhënë një tjetër dimension dëfrimi vlonjatëve dhe turistëve që e kanë zgjedhur Vlorën, ndërsa normalisht mundësitë për t'u argëtuar duhet dhe nevojiten të jenë më të mëdha në qyetin bregdetar gjatë gjithë sezonit.

Share This Video


Download

  
Report form