Report TV - Nata e tetë e protestës së opozitës, rikthehet qetësia në çadër

Report TV 2017-06-04

Views 1

Tiranë- Gjatë natës së tetë të protestës është rikthyer qetësia në çadrën përpara Kryeministrisë.

Thirrjet kundra qeverisë u zëvendësuan me lojëra argëtuese e muzikë. Dhjetra mbështetës të moshave të ndryshme, siç edhe në netët e kaluara kanë shtyrë orët duke luajtur me letra, shah e lojëra të tjera zbavitëse.

Ndërkaq në çadër deri në orët e para të mëngjesit ka pasur edhe një numër të madh fëmijësh. Ndërkaq, në orët e para të mëngjesit numri i protestuesve të çadrës u ul ndjeshëm.

Opozita vijon prej nëntë ditësh protestën në përpjekje për të detyruar koalicionin qeverisës të dorëzojë pushtetin dhe t'i hapë rruge krijimit të një qeverie teknike.

Share This Video


Download

  
Report form