Report TV - Lobimi rus, Balla akuzat ndaj PD: Si u financua protesta 3 mujore e opozitës në çadër?

Report TV 2018-05-12

Views 0

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka diskutuar sot mbi lobimin e Partisë Demokratike në SHBA. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, ka dhënë informacion të detajuar mbi lobimin e PD, duke theksuar se ka dyshime të forta që edhe protesta 3-mujore e PD në çadër një vit më parë të jetë financuar përmes lobimeve me amerikanët.

Balla deklaroi se Basha ka lidhur dy kontrata me lobistin amerikan, Nik Muzin, në pranverë të vitit të kaluar, që kapnin vlerën totale 675 mijë dollarë. Lidhur me këtë, PS i është drejtuar Prokurorisë dhe organeve të drejtësisë të kryejnë një hetim të thellë dhe të plotë, si dhe të pavarur, për t?i shkuar deri në fund kësaj çështjeje, që sipas Ballës, është rasti më i rëndë i ndodhur në Shqipëri.
"PD është përfshirë në një skemë financimi të dyshimtë, jo transparente, ku përfshin dhe biznesmenë me rezidentë rusë. Ne kemi kërkuar shpjegim nga Basha dhe PD për këtë çështje, si dhe i kemi kërkuar Prokurorisë fillimin e një hetimi të plotë dhe të pavarur mbi dyshimin për disa vepra penale.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS