Report TV - Rikthehet Krantja për 70-vjetorin me një koncert për mjeshtërit e mëdhenj

Report TV 2017-06-04

Views 2

Programi i parë i sezonit artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit do të nis me një koncert të dirigjuar nga Ermir Krantja.

Në repertorin e këtij koncerti do të rikthehen përmes një koncerti vokal-simfonik mjeshtërit që themeluan teatrin e operës dhe Baletit, ku mes tyre është edhe babai i Ermir Krantjes, Mustafa Krantja, që ngjiti në skenë veprën e parë të themelimit të Teatrit të Operës, ?Rusallka?-n.

Dirigjenti ErmiR Krantja që feston edhe 70-vjetorin e lindjes në skenën e këtij koncerti shprehet se do të bëhet e mundur njohja e figurës së mjeshtërve të mëdhenj të operës dhe veçanërisht të koraleve të operës ?Skënderbeu? të Kolë Jakovës.

Koncerti me korale të mjeshtërve shqiptarë që themeluan teatrin e operës dhe baletit do të mbahet më pjesëmarrjen e Vikena Kamenicës, Armando Likajt, Likaj, Klodian Kacani, e të tjerë në orën 19.00 të mbrëmjes së të hënës në Katradalen Ortodokse në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form