A1 Report - Nje femije me foton e Enverit ne 70-vjetorin e Kongresit te Permetit

Report TV 2015-08-22

Views 4

PËRMET -- Nën brohorimat "Rroftë Partia Komuniste e Shqipërisë" dhe "Parti Enver" të veteranëve të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, është përkujtuar 70-vjetori i Kongresit të Përmetit, ndërsa në duar mbanin fotografi t ëish-diktatorit. Simbolet e komunizmit janë rithyer sërish në përmet, ku përvec veteranëve kishte edhe fëmijë me fotografinë e Enver Hoxhës në duar.

Ndërsa kryetari i Parlamentit Ilir Meta i pranishëm në këtë ceremoni pëkujtimore e vlerësoi Kongresin e Përmetit për marrjen e vendimeve që sipas tij përshpjetuan çlirimin e vendit. Sipas tij, shqiptarët duhet të ndihen krenar pasi pa Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, Shqipëria nuk do të ekzistonte, por do të ishte e copëtuar. I pranishëm në ceremoninë përkujtimore në kuadër të 70 vjetorit të Kongresit të Përmetit ishte edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili u shpreh se ky 24 Maj është i vencatë pasi hodhi themelet e 29 Nëntorit që është 70-vjetori i Çlirimit të Atdheut. Sipas Rucit e gjithë historia e luftës është e lavdishme, ndërsa veçon si të paharrueshme Konferencën e Pezës dhe kongresin e Përmetit.
Takimin e përshëndeti dhe Kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it,z Rustem Peçi, i cili u shpreh se Kongresi i Përmetit dhe Lufta Antifashiste i dhanë një kthesë të madhe historisë së vendit tonë. Në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë së Përmetit, z. Gilbert Jaçe, ministra të qeverisë, deputetë të mazhorancës si dhe nga dhjetëra veteranë dhe pasardhës të dëshmorëve të atdheut.

Share This Video


Download

  
Report form