Jo vetem mode/ Violinisti Klajdi Sahatçi rikthehet ne Tirane per nje koncert te veçante (30.09.17)

RTV KLAN 2018-05-03

Views 1

Violinisti Klajdi Saçi është rikthyer në Tiranë për një koncert të veçantë bashkë m orkestrën simfonike të RTSH.
Larg skenës së tij të zakonshme në Zyrih ku ai luan si violinë e parë, ?Jo vetëm modë? ka zbuluar disa të pathëna për jetën e tij ndërkohë që violinisti ishte në prova me pianisten Merita Rexha.
Violinisti rrëfeu ndër të tjera edhe njohjen me bashkëshorten, Silvia, po ashtu një violiniste profesioniste.
Saçi tha se violina me të cilën ai luan është e mjeshtrit italian Stradivari dhe ka një vlerë rreth 2 milionë dollarë.
?Kam nisur të luaj violin kur kam qenë shumë i vogël rreth 6 vjeç, ky ndikim ka ardhur nga familja ime. Nisja ka qenë për tu futur në muzikë, nuk ka qenë e kristalizuar se në çfarë vegle. Më kujtohet që përgjegjësi i seksionit të harqeve tha gjatë një konkursi se meqë i kisha duart e vogla më mirë është të bësh violinën. Pranova dhe e adaptova si instrument.
Më kujtohet hera e parë kur kam dalë në pallatin e pionerëve, duhet të kem qenë 7-8 vjeç dhe më kujtohen disa prozhektorë dhe nuk dalloja dot gjë dhe i kam rënë aq shpjejt pjesës sime se doja të ikja. Kur isha i vogël urrëja që ti provoja njerëzve se sa vleja? tha Saçi.
Violinisti rrëfeu po ashtu panikun se për shkak të një problem memorie ka luajtur një fillimin e një pjese dhe ka dalë direct në fund duke bërë pianisten të mos dinte sit ë vepronte.
?Në një saxho në Liceun Artistik më kujtohet që kisha punuar shumë mirë një pjesë dhe vija pas një pjese ku kisha patur problem memorie ku luajta në fillimin dhe shkova tek fundi I pjesës. Ka qenë një moment paniku dhe pianistja nuk dinte çtë bënte. Ka qenë motra e Inva Mulës.

Share This Video


Download

  
Report form