Ora News – Konfindustria kundër amnistisë fiskale: Godet rëndë biznesin e rregullt

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konfederata e Industrive të Shqipërisë shprehet kundër nismës së qeverisë për falje të detyrimeve tatimore dhe doganore. Sipas saj, ligji i jep një goditje me pasoja të rënda konkurencës së biznesit të rregullt. Konferderata argumenton se ligji duhet shoqëruar edhe me politika të uljes së ngarkesës tatimore, sepse rikrijimi i borxheve nga subjektet vjen për shkak të pamundësisë së tyre për të paguar dhe kur numri i bizneseve pa aktivitet ka arritur në 90 mijë.
Pas Dhomës Amerikane të Tregëtisë, është Konferderata e Industrive të Shqipërisë që renditet kundër ligjit të faljeve të detyrimeve tatimore dhe doganore.
Përmes një reagimi zyrtar, Konfindustria vlerëson, se faljet e përsëritura fiskale nuk mund të prodhojnë përfitime të qëndrueshme për bizneset dhe ekonominë kombëtare, nëse ato nuk do të shoqërohen edhe me përmirësim rrënjësor të politikave të uljes së ngakesës tatimore.
Rrjedhimisht kjo nismë, ? argumenton Konfederata,- godet me pasoja të rënda konkurrencën për biznesin e rregullt.
?Ndërsa ligji i faljeve i vendosur në kohë zgjedhore, prodhon pasoja edhe më të rënda psikologjike mbi biznesin dhe qytetarët?, thotë Konfindustria.
Konfindustria thotë se ndër arsyet kryesore të rikrijimit të njëpasnjëshëm të stokut të madh të detyrimeve fiskale edhe pas kryerjes në mënyrë të përsëritur të faljeve fiskale, është pamundësia objektive për të paguar nga bizneset dhe individët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/konfindustria-kunder-amnistise-fiskale-godet-rende-biznesin-e-rregullt/

Share This Video


Download

  
Report form