Ora News – Dhoma amerikane: Amnistia fiskale dekurajon biznesin e ndershëm

Ora News Lajme 2017-06-03

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qëndrim të kundërt me Ministrin e Financave dhe qeverinë ka ndarë Dhoma Amerikane e Tregtisë për ligjin e faljes së borxheve. Sipas Dhomës Amerikane, ligji dekurajon biznesin e ndershëm dhe favorizon tatimpaguesit që nuk i shlyejnë detyrimet ndaj shtetit, ndërsa i inkurajon ata të heqin dorë nga proçeset gjyqësore. Frymëmarrje për administratën tatimore dhe sipërmarrjen, ka qenë përgjigjia e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Vasilika Vjero.
Dhoma Amerikane e Tregëtisë ndan qëndrim të kundërt me qeverinë dhe Ministrinë e Financave për ligjin e faljes së borxheve të bizneseve.
Në një kohë kur Ministri Ahmetaj bëri publik vendimin e qeverisë, përfaqësuesja e Dhomës Amerikane, Alketa Uruçi, përsëriti se kjo nismë dekurajon biznesin e ndershëm.
Uruçi: Përsëritja e amnistive fiskale mendoj se dekurajon biznesin e ndershëm dhe favorizon vetëm tatimpaguesit që nuk i paguaj në detyrimet e tyre, aq më tepër kur ligji për amnistinë fiskale shprehet se do të përfitojnë nga kjo amnisti vetëm ata tatimpagues që heqin dorë nga proçedurat gjyqësore në proçes.
Por qëndrimin e Financave, institucionit hartues të ligjit, e përforcoi Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/dhoma-amerikane-amnistia-fiskale-dekurajon-biznesin-e-ndershem/

Share This Video


Download

  
Report form