Dhoma Amerikane e Tregtisë e vlerëson amnistinë fiskale si një nismë pozitive në rast se shmanget pastrimi i parave. Presidenti i Dhomës Enio Jaço thotë për Report TV se duhet të nisë konsultimi me Moneyval pasi Shqipëria është futur në listën gri për pastrim parash.