Report TV - Gurvenatori Sejko: Bankat me liçencë kundër pastrimit të parave

Report TV 2018-05-09

Views 0

Sistemi bankar është i çertifikuar dhe i standardizuar për të mos lejuar pastrimin e parave. Këtë përgjigje ju dha guvernatori Gent Sejko deputetëve të Komisioinit të Ekonomisë, pas pyetjeve të tyre nëse është e mundur që me buxhetit e vitit 2018 të pastrohen paratë e drogës.
?Opozita bën të vetën duke parashikuar, s?po them duke hedhur turbulenca në treg se cfarë mundt të ndodh. Si i shikoni nga 1-10 besueshmërinë këto teoritë se i gjithë buxheti është për pastrim parash, a mund të ndohi kjo dhe si mund të ndodh?-pyetja e Bushatit për gurvenatorin Sejko.

?Normalisht institucioni kryesor që ka ekspertizën dhe detyrimin parësor ligjor në luftën kundër pastrimit të parasë është Drejtoria e Përgjithshme Kundër Pastrimit të Parasë. Vetë bankat kanë një monitorim shumë strikt në këtë drejtim të aktivitetit. Nëqoftëse një grup i madh financiar, i cili ka degën apo filialin e tij, kjo do të ishte një rrezik për të gjithë grupin?-shprehet gurvenatori Sejko.

Por opozita ngriti shqetësimin se si e justifikon Banka e Shqipërisë faktin që gjatë periudhës zgjedhore dhe gjatë verës që lamë pas u shtua fluksi i euros në treg. PD thotë se këto euro ishin para droge që PS i përdori në fushatë, por guvernatori Sejko ka disa argumente të tjera.

?Në bazë të dhënave që në këmi patur të analizave tonë, kursi i këmbimit të lekut kundrejt eurove ka rezultuar se ka ardhur se nga rritja e investimeve të huaja nga hyrjet gjatë 6 mujorit të parë. Nga bilanci pozitiv i shkëmbimeve tregtare me jashtë, ka pasur bazuar në shifra zyrtare ka patur rritje të eksporteve shqiptare në 6 mujorin e parë të vitit. Gjithashtu dhe nga fluksi i hyrjes së valutës së huaj, por dhe remitancat dhe nga aktiviteti i turizmit?-thotë Sejko.

Share This Video


Download

  
Report form