Partia Demokratike është kundër amnistisë fiskale të propozuar nga qeveria. Sipas selisë blu, këmbëngulja për ta kaluar këtë amnisti tregon se Rama ka prioritet pasurimin e oligarkëve dhe pastrimin e parave të pista.
Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat tha se ligji nuk i shërben qytetarëve, por ka dy synime të tjera. Sipas saj, bëhet për të ndihmuar organizatat kriminale që të pastrojnë paratë dhe të ndihmojë së hetuari qytetarë të cilët edhe pse janë të huaj përfitojnë nga amnistia sepse mund të jenë rezidentë në Shqipëri.
?Synimi parësor i ligjit është që të ndihmojë të inkriminuarit dhe organizatat kriminale që të pastrojnë pasuritë dhe paratë e tyre në mënyrë të paligjshme. Së dyti, ligji në fjalë është tentativa e radhës për ta shndërruar Shqipërinë në Panamanë e Europës dhe Ballkanit. Në nenin 5 pika 1 ligji evidenton se përfitues të këtij ligji janë edhe individë ?rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë, pavarësisht shtetësisë së tyre?.Pra, me pak fjalë, nëse në Shqipëri është rezident një individ, i cili nuk deklaron pasurinë e tij në një shtet të BE-së apo SHBA-së, ky qytetar përfiton nga kjo amnisti dhe, gjithashtu, mund t?i shpëtojë hetimit të kësaj pasurie nga qeveria shqiptare. Kjo në fakt është një tentativë e radhës e qeverisë Rama e cila disa muaj më parë iu drejtua Londrës në një konferencë për të shitur pasaportën shqiptare tek kushdo i ashtuquajtur ?investitor? i huaj?, tha Tabaku.
Për PD-në ligji është i dëmshëm për ekonominë dhe nxitës për paranë e krimit dhe të korrupsionit.
?Qeveria e ka lidhur amnistinë edhe me ligjin e kriptomonedhave, që konsiderohen si një tjetër rrezik i lartë për pastrimin e parave. Me pak fjalë, Edi Rama po e kthen Shqipërinë në Panamanë e Ballkanit. Vendi jonë do të shikohet si lavatriçja më e madhe e parave të pista në Ballkan dhe Europë. Do të kthehet në regjistrin kontabël të të inkriminuarve që do të hiqen si investitorë, të mafiozëve që do të hiqen si biznesmenë. Ky është vizioni për Shqipërinë 2030 që kryeministri në ikje ka për vendin. Një çmenduri që nuk duhet lejuar në asnjë moment dhe luftuar pa asnjë kompromis. Një akt që bie në kundërshtim me çdo parim dhe me interesin kombëtar. Shqipëria ka nevojë të promovojë punën e ndershme, jo paratë e pista?, përfundoi Tabaku./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/