TIRANE-Dy në 10 efektivë të policisë private në vend rezultojnë me precedent penal dhe të përfshirë në Krime të Rënda, ku rasti më i fundit ishte ai i dy grabitjeve së 7 milion eurove në aksin Qafë Kashar ?Rinas.
Këto të dhëna sipas burimeve për Report Tv e Shqiptarja.com në Departamentit e Sigurisë Publike janë konsideruar shqetësuese dhe së shpejti këta efektiv do t?i nënshtrohen testit të rreptë duke nisur me gjurmët e gishtërinjve e deri tek e shkuara e tyre apo karriera që kanë pasur kur kanë punuar në policinë shtetërore.
Përfshirja e efektivëve të policisë private në ngjarje kriminale deri në grupe të strukturuara si në rastin e Fation Xhyliut dhe Detion Memlikës dhe Admir Çerpjas në grabitjen e blindave me para do të ndryshojë rregullat e punësimit të çdo individi në këto kompani.
Burime nga Policia e Shtetit sqaruan për Shqiptarja.com se aktualisht është duke u hartuar një projekt që shtetasit që punësohen pranë këtyre kompanive ku para dhënies së lejes nga autoritetet shtetërore dhe liçensimit, stafi do t?i nënshtrohen rregullave të rrepta.
Rregulla që do të përfshijnë për herë të parë shenjat e gishtërinjve e deri tek testi psikologjik i tyre.