Report TV - Debate te Siguria, Noka: Drejtues policie të përfshirë në trafik droge

Report TV 2018-05-02

Views 0

Komisioni i Sigurisë Kombëtare është përfshirë nga debatet sot pas diskutimit për krimin e organizuar, drogën dhe dhunën në familje gjatë raportimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato.

Deputeti i PD, Flamur Noka ka lëshuar akuza të forta në drejtim të policisë së shtetit, ndërsa sipas tij, Shqipëria është vend transit për drogën.

?Një Shqipëri që është vend transit i drogave të forta, nuk mund të ketë polici të besueshme.

Drejtues të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e kanabisit. Ndërsa drejtues policie janë të larguar me kërkesë të ambasadës amerikane.

Nëse do vazhdoni ta mbani policinë në lidhje me krimin, do ta degradoni dhe kalbeni. Në 4 vitet që shkuan nuk u fol gjë tjetër vetëm për drogën.

Ato që thashë nuk bazohen në hamendje. Deklaratat e prokurorisë dhe informacionet e shërbimit sekret flasin për përfshirjen e zyrtarëve të policisë së shtetit janë të lidhur me drogën.

Partnerët ndërkombëtarë sidomos ata amerikane e kanë evidentuar këtë? deklaroi Noka.

Për zbulimin e grupeve të strukturuara kriminale në vend ka kërkuar informacion edhe deputeti i djathtë Ervin Salianji.

Share This Video


Download

  
Report form