Komisioni i Sigurisë Kombëtare po debaton për dhunën në familje dhe grupet kriminale, nisur nga rastet e fundit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato po raporton në komision.
Deputeti i PD, Flamur Noka ka lëshuar akuza të forta në drejtim të policisë së shtetit, ndërsa sipas tij, Shqipëria është vend transit për drogën.
?Një Shqipëri që është vend transit i drogave të forta, nuk mund të ketë polici të besueshme.
Drejtues të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e kanabisit. Ndërsa drejtues policie janë të larguar me kërkesë të ambasadës amerikane.
Nëse do vazhdoni ta mbani policinë në lidhje me krimin, do ta degradoni dhe kalbeni. Në 4 vitet që shkuan nuk u fol gjë tjetër vetëm për drogën.
Ato që thashë nuk bazohen në hamendje. Deklaratat e prokurorisë dhe informacionet e shërbimit sekret flasin për përfshirjen e zyrtarëve të policisë së shtetit janë të lidhur me drogën.