Brenda një viti në qytetin e Korçës do të marrë formë projekti i cili rikoncepton disa prej institucioneve kryesore sa i takon shërbimit të qytetarëve por edhe jetës artistike dhe kulturore.
Bashkia e Korçës ka nisur punën për ndërtimin e Galerisë së Arteve, godinë ku do të vendoset Bashkia e re, gjithashtu edhe ndërtimin e bibliotekës së re, ku fondi i çmuar i librave do t?u ofrohet lexuesve në një godinë me standarte europiane.
Mësohet se pjesë e këtij projekti janë edhe një sërë ndërhyrjesh të cilat e bëjnë këtë bibliotekë të ketë një qasje inovative, përsa i përket teknologjisë së librit dixhital.