Report TV - Përmbytja e Bibliotekës Kombëtare/ Shoqëria Civile protestë: Të nisin hetimet

Report TV 2018-06-30

Views 0

Pasi Biblioteka Kombëtare shpalli gjendjen e emergjencës, pas përmbytjeve që iu bë pak ditë më parë katit të parë të saj, sot qytetarë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile protestuan pranë Bibliotekës Kombëtare.

Protesta vjen pikërisht pas përmbytjeve në këtë Bibliotekë, ku u dëmtuan disa materiale. Kujtojmë këtu se, Biblioteka Kombëtare u përmbyt nga reshjet e shiut të datës 23 qershor. Në një nga sallat e saj në katet e nëndheshme, në të cilën ndodhen libra, revista dhe gazeta, ku mbizotërojnë tekstet mësimore dhe botime të 15 viteve të fundit, janë përfshirë nga uji duke u dëmtuar pjesërisht.

Aktivistët kanë kërkuar nisjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, drejtoreshën e Bibliotekës, si dhe kompaninë që kryente punime në afërsi të bibliotekës.

Share This Video


Download

  
Report form