Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në Vlorë se brenda vjeshtës së këtij viti do të nisin punimet për ndërtimin e korridorit rrugor Vlorë-Himarë.
Gjatë prezantimit të projekteve të zhvillimit i Fshatrave te Bregut?, Rama tha se qeveria ka gati projektin për zhvillimin e bregut të jugut dhe se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të shijojnë bregdetin e jugut të Shqipërisë.
?Kjo është ditë historike për këtë zonë dhe ky është projekti më i madh i ri. Projekti financohet nga e para tek e fundit, pasi na është dashur me një mal të madh borxhesh ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve, të cilat u kontraktuan nga qeveria e mëparshme në mënyrë abuzive për shkak se mungonin paratë. U lidhën kontrata në atë idenë ?hajde se ti kam lekët? dhe përveç borxheve të mëdha që akumuluan në këtë drejtim dhe sollën në fakt një situatë dramatike në 2013-ën, ku kompanitë nuk kishin fuqi të vazhdonin punën pasi bankat nuk kreditonin më kompanitë, ne gjetëm dhe pjesën tjetër të problemit që është vazhdimi i këtyre rrugëve të lëna rrugëve?, theksoi Rama.