A1 Report - Vlore, s'ka hapesire per varre nis puna per zgjerimin e parceles

Report TV 2015-08-21

Views 0

VLORE - Pas alarmit se në Vlorë nuk ka më hapësira për varreza, këshilli i qarkut të Vlorës ka nisur punën për zgjerimin e parcelës me 5 ha të tjera po në komunën Qendër.

Sekretari i përgjithshëm i qarkut Vlorë, Ridvan Mersini, thotë se bashkia dhe Këshilli i Qarkut të Vlorës i kanë bërë kërkesë ministrive të Punëve të Brendshme dhe Çështjeve Vendore që të kryejnë më parë shpronësimet për këtë sipërfaqe toke, me qëllim që ky problem të zgjidhet sa më parë.

Alarmi është dhënë prej kohësh nga shërbimet funerale të bashkisë Vlorë se hapësirat për varre janë të disponueshme deri në fund të muajit prill.

Share This Video


Download

  
Report form