Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Persida Asllani është shprehur se librat e djegura nga zjarri që ra sot në mesditë nuk janë të një rëndësie të rrallë.
Gjatë një prononcimi për media, ajo tha se librat e djegur i përkasin kryesisht pas viteve 90, që u jepet lexuesve dhe se janë të zëvëndësueshme.
E pyetur nga gazetarët se përse nuk janë dixhitalizuar, Asllani u shpreh se në këtë proces janë përfshirë vetëm libra që kanë një rëndësi të veçantë.