TIRANË-"Opozita është kthyer në mburojë të prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar".
Kështu u shpreh sot në një aktivitet të Policisë së Shtetit mbi promovimin e figurës së femrës me uniformën e policisë, kryeministri Edi Rama teksa u ndal tek protesta e opozitës që po zhvillohet prej 3 ditësh para kryeministrisë.
Pak para së të merrte pjesë në aktivtetin për Policine, Rama kishte zhvilluar në një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian z Knut Flenckestain.
Sipas kryeministrit, bojkoti i parlamentit nga opozita është i qëllimshëm.