Report TV - Basha, PD amendament, ja cilët politikanë do kalojnë në Vetting

Report TV 2018-09-07

Views 0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pak minuta më vonë, në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, ka thënë se opozita është pro pastrimit të drejtësisë, politikës nga krimi, por ndryshe nga Vettingu per gyqtaret, prokuroret dhe policet, sipas propozimi te Basha ky proces nuk do përfshinte edhe familjarët e politikanëve.

Mënyra për pastrimin e politikës nga krimi është Vettingu. Opozita PD, është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi dhe korrupsioni, ligji për dekriminalizimi i nisur nga PD, miratimi i ligjit për SPAK dhe BKH janë dëshmi e qëndrimeve të qartë dhe të prera të PD. Ligji që sapo kemi dorëzuar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë. Ministri i policisë mos ketë lidhje me krimin kryeministri mos kete lidhje me krimin. Shteti ka rënë. Shqipëria qeveriset nga banditët dhe bosët e krimit të organizuar, duhet dhënë fund bashkëqeverisjes se Rames me krimin. Ligji është negociuar një herët.Madje edhe në pr/ligjin te paraqitur nga Partia demokratike ne Kuvend e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report TV nuk përmendet në asnjë prej pikave hetimi i familjarëve të politikanëve. Në projektligjin e dorëzuar nga PD në Kuvend, shihet se PD kërkon që nga Vettingu të përjashtohet familjarët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Konkretisht, në Vetting do të kalojnë deputetët, kryetarët e bashkive, drejtuesit e insitucioneve dhe anëtarët e institucioneve kushtetuese që emërohen nga Kuvendi. Bashkë me ta, në Vetting do të kalojnë edhe kryeministri dhe ministrat, por jo familjet e tyre.

1. Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS