Ora News –“Habemus” Vetting, Kushtetuesja rrëzon PD-në 6 me 2. Ja si u votua

Ora News Lajme 2017-02-25

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike dhe të shoqatës së gjyqtarëve për ligjin e vettingut. Trupa e gjyqtarëve ka hedhur poshtë me 6 vota kundër dhe 2 pro pretendimet e opozitës. Kjo mbledhje u zhvillua rreth 2 javë, pasi Komisioni i Venecias miratoi zyrtarisht opinionin për ketë ligj, i cili është baza e reformës ne drejtësi.
Tiranë- Pas një mbledhje që ka zgjatur mbi tre orë, Gjykata Kushtetuese i ka thënë jo, kërkesës së Partisë Demokratike dhe shoqatës së gjyqtarëve, të cilët ankimuan si antikushtetues ligjin e vettingut.
Vendimi u mor në mesditë me shumicë votash 6 me 2 nga 8 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Mësohet se gjashtë gjyqtarët që kanë votuar pro rrëzimit të kërkesës së PD janë Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatos Lulo, Bashkim Dedja, Vladimir Kristo, e Fatmir Hoxha.
Ndërsa ata që kanë kanë votuar pro kërkesës për shfuqizimin e disa pikave të ligjit janë Gani Dizdari dhe Besnik Ymeri.
Në mbledhjen që u zhvillua vetëm me praninë e anëtarëve, mësohet se gjyqtarët kanë debatuar në lidhje me pretendimet e paraqitura nga PD dhe palët e interesuara në lidhje me antikushtuetshmërinë e ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjykata-kushtetuese-rrezon-kerkesen-e-pd-per-vettingun/

Share This Video


Download

  
Report form