TIRANE-?Bojkoti largon Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Interesi i opozitës nuk duhet të jetë kaosi, as ai partiak, por Shqipëria, ndaj të kthehen në Parlament, të respektojnë shumicën, dhe të mos pengohet Reforma në Drejtësi, që për fat të keq kjo po ndodh. Nuk shoh arsye për qeveri teknike!?
Ky ishte mesazhi i drejtpërdrejtë që ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë dha sot në Tiranë adresuar opozitës shqiptare, ndërsa pak më herët mesazhe për të zbatuar reformën në drejtësi dha dhe ministri holandez, Bert Koenders. Ky i fundit i dha madje mbështetje qeverisë shqiptare për zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Të dy ministrat fillimisht takuan ministrin e Jashtem shqiptar Ditmir Bushati.
Kjo javë konsiderohet si një nga më të rëndësishmet për mesazhet që përcjell faktori ndërkombëtar ndaj politikës shqiptare, si dhe java që do të përcaktojë si do të shkojnë negociatat për dialogun e nxjerrjes se vendit nga kriza politike.
Ora 12:40 Gabriel: PD po largon Shqipërinë nga BE, te kthehet në Kuvend
Në konferencen e perbashket per shtyp ne Tiranë me homologun shqiptar, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel tha se ajo forcë politike që zgjedh bojkotin ka dëmtuar interesat e vendit.
?Për ne e rëndësishme që mbi kushtetutën të zbatohet reforma në drejtësi, apelojmë qeverinë dhe parlamentin të punojnë mbi kushtetutën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.