http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
24 orë para protestës së opozitës, kreu demokrat Lulzim Basha u bën thirrje qytetarëve të dalin në tubim, kundër padrejtësisë, keqqeverisjes dhe kundër varfërisë. Kryedemokrati ka zgjedhur komunikimin përmes rrjeteve sociale për të theksuar rëndësinë e kësaj proteste. Ai shprehet se nga ky bashkim i madh kanë frike vetëm ata që duan t?i mbajnë shqiptarët të nënshtruar. Ndaj kane filluar te shpifin e të gënjejnë për protestën, shkruan Basha. Në mesazhin drejtuar qytetarëve, kreu i PD-së thotë se askush të mos i besojë tamtamet e qeverisë, atyre që kanë katër vjet që gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj. E për të treguar se protesta e mesditës së të shtunës do të jetë paqësore, Basha thotë se forca e opozitës nuk është dhuna, por bashkimi, kurajo dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen. Ndërkohë, në një deklaratë nga zyra e shtypit e PD-së, thuhet se protesta që do të nisë në orën 12.00, nuk ka të përcaktuar orar përfundimi. Për elementët e fundit të organizimit të protestës, Basha ka thirrur në takim krerët e partive aleate në opozitë. Ndërsa selia e kryeministrisë, hyrja kryesore e saj, në anën e Bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, atje ku do të mbahet protesta e opozitës, është mbuluar. Edhe pse përkoi me protestën, burimet bëjnë me dije se kjo nuk lidhet aspak me organizimin e demokratëve, por është thjesht një rikonstruksion, pasi kishte ardhur koha për një gjë të tillë.