http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Nesër në orën 11.00 të fikim për 5 minuta makinat kudo ku jemi, të tregojmë dinjitetin e shqiptarit, forcën e shumicës për të mbrojtur familjen dhe vendin. Pranvera e protestave po nis dhe ky regjim anti-popullor do të ndalet?.Lideri i opozitës Lulzim Basha ka ftuar kështu te gjithë qytetaret t?i bashkohen protestës se pare te opozitës per këtë vit, proteste e cila nuk do te jete vetëm per çmimin e naftës, por te për te gjitha taksat qe ka rritur qeveria Rama. ?Nesër në orën 11.00, do të mbajmë protestën e parë masive dhe demokratike për të drejtat ekonomike dhe sociale. Shqiptarët do protestojnë jo për pushtetin e dikujt por për veten e tyre, për fëmijët dhe prindërit e tyre, për një jetë dinjitoze që e meritojnë. Nga rrugët, sheshet dhe autostradat e këtij vendi do t?i dërgojmë një mesazh të qartë Qeverisë se pushteti është një e mirë publike, jo një mjet represiv në duar të papërgjegjshme. Se ky vend ka nevojë për një qeveri të ndjeshme që përkujdeset për fatet e qytetarëve jo për një qeveri që zhvat paratë, shton ankthin dhe pasigurinë e tyre?.Basha është ndalur tek boshti i protestës se te hënës, çmimi i naftës duke argumentuar se dy herë, në dy vitet e fundit, qeveria ka rritur taksën e qarkullimit dhe si rezultat shqiptaret paguajnë 1008 lekë taksa në çdo litër karburant.?Kjo është mendësia që i sheh njerëzit si skllevër të qeverisë që nuk punojnë për veten e tyre, për familjet e tyre por për taksat e pushtetit. Produktet bazë të jetës shtrenjtohen jo nga tregu por nga taksimi i pandershëm i qeverisë. Rast unik në Europë - godet kriza por godet pa mëshirë edhe regjimi Rama-Meta?.Protesta e 26 janari do te shtrihet ne akset kryesore te Tirane si dhe ne te gjitha qytetet e vendit