http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë para protestës së opozitës kryetari i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar nga demokratët e Korçës t'i bashkohen marshimit me rastin e 23-vjetorit teë rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Hoxha. Basha ka numëruar premtimet e pambajtura të qeverisë Rama, sjelljen arbitrare të maxhorancës, shkeljen e konsensusit dhe vendimeve të gjykatës Kushtetuese për të motivuar qytetarët të dalin në protestë në 20 shkurt. Ndërkohë në Tiranë edhe ish-kryeministri Sali Berisha u ka bere thirrje qytetarëve të ngrihen kundër mashtrimeve të qeverisë. Protesta e opozitës do të fillojë ditën e enjte në orën 14:00 në sheshin "Skënderbej", aty ku u rrezua busti i ish-diktatorit, do të vazhdoje në rrugën përballë parlamentit për t'u mbyllur me fjalimin e kryetarit të PD-së Basha në sheshin para kryeministrisë.