http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turi i liderit të opozitës, Lulzim Basha, për protestën e 20 shkurtit ka mbërritur në Tiranë. Para demokratëve të kryeqytetit Basha ka numëruar edhe njëherë dështimet e qeverisjes së majtë, braktisjen e premtimeve për të cilat u votua në 23 qershor dhe rritjen e arbitraritetit për të motivuar qytetaret e Tiranës, t'i bashkohen protestës që do të mbahet në 23 vjetorin e rrezimit të bustit të diktatorit Hoxha. Tirana ishte e para që solli demokracinë që rrezoi bustin e diktatorit prandaj ne u bëjmë thirrje të ngrihen serish për vlerat e demokracisë. Protesta që do të mbahet në sheshin "Skënderbej" më 20 shkurt është e dyta që opozita zhvillon në 5 muajt e qeverisë Rama.