http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur qe ne 26 vjetorin e lëvizjes studentore, para forumit rinor te PD te përcjelle mesazhin e lirisë dhe nevojës per te demokratizuar partine qe drejton prej 3 vitesh, duke sjelle edhe përvojën e tij personale. Sipas Bashes pas me shume se dy dekadash ?blloku? ekziston ende, ai përbehet nga qeveritaret e korruptuar, nga klientët e tyre dhe u takon te rinjve qe ta shembin. Basha ka përsëritur premtimin se te rinjtë do te përbejnë 35% te listës se kandidateve per deputet te PD. Basha ka ironizuar edhe rivalin politik Rama qe postoi raportin e Pisa2015 ndërsa te rinjtë demokrate protestonin para Ministrisë se Arsimit. I menjëhershëm ka qene reagimi i kryeministrit Rama ne rrjetet sociale. ?Sipas Lulit edhe PISA2015 ka përkthyer gabim rezultatet e Shqipërisë ne arsim!E kane paguar! Dikush t?i thotë qe paraja nuk është gjithçka? shkruan lideri i mazhorances.