Rama në Berat, Basha akuza nga Tirana - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka thënë se brenda javës që vjen do të ndalojë çdo ndërtim të ri që do të nisë në Gjirokastër, Krujë dhe Berat. Gjatë inaugurimit të bulevardit "Republika" në qendër të Beratit, Rama i ka cilësuar këto punime si një ogur i mire. Duke ironizuar ankesat e qeverisë së re, kreu i PD-së dhe njëkohësisht i bashkisë së Tiranës është shprehur se institucioni vendor që ai drejton po vijon punën për përmirësimin e qytetit pavarësisht arkës dhe buxhetit që ka. Gjatë inaugurimit të rrugës "Himë Kolli", Basha iu përgjigj edhe thirrjes së Metes për konsensus. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi i ka cilësuar emërimet e Albana Shtyllës dhe Ilirjan Muhos në postet e sekretares së përgjithshme të Kuvendit dhe kreut të Hipotekës si politike. Sipas Bylykbashit kjo është një alibi që tregon se shkarkimi i Muhos në datën 15 prill dhe zëvendësimi i tij me një përfaqësues të partisë Republikane ka qenë i drejtë.

Share This Video


Download

  
Report form