http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon qeverinë se në 10 muaj vetëm ka mashtruar dhe nuk ka përmirësuar në asnjë aspekt jetën e shqiptarëve. Nga Fushe -- Kruja ku mori pjesë në zgjedhjet lokale të kësaj dege, kreu demokrat përshkroi një situatë që po përkeqësohet."Në këto 10 muaj zhgënjimi të thellë popullor, me zullumet e dyshes Rama --Meta, ka patur dimensione të jashtëzakonshme. Mashtrimet, zullumet, përkeqësimet ndihen kudo. Një vit pas rrotacionit politik, asgjë e re, asgjë e mirë por përkeqësim në çdo fushë duke nisur me xhepat dhe tavolinat e qytetarëve, duke vazhduar me perspektivën për të nesërmen, me sigurinë e jetës, me demokracinë në vend, përkeqësim në të gjitha fushat", tha Basha.Ndërsa lidhur me zgjedhjet Brenda partisë, Basha shprehu bindjen se PD-ja do të mbetet e lirë, siç lindi dhe u rrit gjatë këtyre viteve.