Basha, akuza dyshes Rama-Meta - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i PD, Lulzim Basha shfrytëzoi Kuvendin Zgjedhor të degës së Lezhës dhe Mirditës për të sulmuar aleancën Rama-Meta. Për kreun e opozitës Basha, alternativa e djathte është përgjigjja më e mirë përballë mungesës së vizionit të qeverisjes socialiste. "Me Edi Ramën dhe Ilir Metën, për fat të keq, nuk foli dhe nuk po flet dot një plejadë e re dhe një vision i ri i së majtës shqiptare. Foli dhe po flet, kam bindjen se për herë të fundit, një vizion i vjetër dhe i vjetruar që e shikon pushtetin si sulltanat personal". Përballë situatës se vështirë ekonomike që po kalon vendi, tha Basha demokratët në platformën e tyre qeverisëse, do te orientohen më mirë dhe më fuqishëm drejt sipërmarrjes së lirë, dhe drejt Shqipërisë që kërkon të punojë.

Share This Video


Download

  
Report form