Basha: Rama - Meta qeverisin me trafikantë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit eshte lexuar nga opozita si mbështetje per te gjitha denoncimet qe ajo ka bere kundër qeverise. 24 ore pas publikimit te ketij raporti, kryetari i Pd Lulzim Basha ka dale para medias per te theksuar se niveli shqetesues i trafiqeve lidhet me faktin se krimi eshte i veshur me pushtet.?Shqipëria është rasti unikal kur trafikantët e qenieve njerëzore, tutorë të vajzave shqiptare të shndërruara në skllave të prostitucionit, emërohen deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë dhe shefa të rëndësishëm në poste kyçe nga kryeministri Edi Rama dhe ortaku i tij, Ilir Meta?.Sipas liderit te opozitës ky raport do te shërbeje për t?i dhënë një impuls të ri betejës tonë kombëtare për dekriminalizimin.?Vendi nuk mund të mbetet peng i krimit të veshur me pushtet. Nuk e pranojnë qytetarët. Nuk e pranojnë aleatët dhe partnerët tanë, SHBA dhe Europa. Ndaj, dua t?u flas hapur sot shqiptarëve e t?u them se pa zgjidhur këtë problem, asnjë problem tjetër nuk do marrë dot rrugën e zgjidhjes së vërtetë?.Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit vuri ne dukje se ne parlament është nje deputet qe me herët është dënuar per trafiqe, fjali kjo qe per opozitën tregon drejtësinë e kauzes se saj për dekriminalizimin.

Share This Video


Download

  
Report form