http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është kuvendi i pare i Sali Berishës si ish- kryetar i Partisë Demokratike, por per te gjithe ata qe kane pasur dilema per rolin e Berishës ne PD, lideri historik i te djathtës nuk ka lene asnjë hapësire per dyshime duke përsëritur se do te jete aktiv ne PD. Por ndryshe nga Lulzim Basha, gjuha politike e ish- kryetarit Berisha ka qene me e ashpër dhe ai ka bere serish thirrje për protesta. Kuvendi votoi ndryshimet ne statut dhe përgjatë dy diteve do te votoje anëtaret e këshillit kombëtar. Ne listën e kandidateve per këshill, bie ne sy mungesa e ish-deputeteve Ilir Rusmali, Fatos Beja, Fatos Hoxha, Mark Marku dhe Selami Xhepa. Ndërkohë qe pjese e listës janë pothuaj te gjithë koordinatoret e meruar nga Basha.