Mike Pence mbështet NATO-n në Mynih - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas sekretarit amerikan te Mbrojtjes, edhe zëvendëspresidenti Mike Pence dha nga Gjermania garanci se SHBA do te vazhdojnë te mbështesin NATO-n. Duke folur ne Konferencën e Sigurisë ne Mynih, Pence qetësoi liderët europiane, duke thënë se Amerika do te jete përkrah Evropës çdo dite.?Në emër të presidentit mund t?u siguroj se SHBA edhe në të ardhmen e mbështesin në mënyrë të palëkundur NATO-n dhe i përmbahen detyrimeve të aleancës transatlantike. Fatet e SHBA dhe Europes janë te ndërthurura. Përpjekjet tuaja janë edhe tonat, suksesi juaj është edhe i yni. Ne do te ecim se bashku ne te ardhmen.?Por ai përsëriti nevojën qe vendet anëtare te aleancës te rrisin shpenzimet ne fushën e mbrojtjes, pasi dështimi per ta bere kete gërryen themelet e aleancës. Duke u ndalur tek raportet me Rusinë, Pence kerkoi qe Moska te ule tensionet me Ukrainën dhe t?u përmbahet detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Minskut. Ndersa kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi rritjen e bashkëpunimit mes SHBA dhe BE per te luftuar terrorizmin dhe per t?iu përgjigjur agresionit rus. Nisur nga sulmet e fundit te presidentit Trump ndaj mediave, Merkel doli ne mbrojtje te gazetareve duke thene se liria e medias eshte shtylle e demokracisë.

Share This Video


Download

  
Report form